TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kupa e Shqipërisë u rikthye sot me disa nga ndeshjet e kthimit, aty ku Partizani i grupit A ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë Vorës. Të kuqtë që fituan derbin vetëm pak ditë më parë, aktivizuan në këtë takim të rinjtë, të cilët nuk kishin hapësira në derbi ndërkohë që edhe Telushi ishte titullar duke shënuar golin e fitores.
Ndërkohë, në Grupin B, Kukësi ka shkatërruar me rezultatin e thellë 6-0 Shkumbinin. Këtë takim, ka shkëlqyer sulmuesi Marko Van Basten Çema i cili ka arritur të shënojë plot 3 gola, teksa kanë shënuar edhe Domi, Daku e Rasha. Ndeshja e parë, ishte mbyllur me fitoren e Kukësit, 1-3.
Luftëtari ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë ndaj Turbinës me rezultatin 2-1 teksa kanë vendosur golat e shënuar nga Rapo dhe Vyent. Pjesa e dytë nisi me vonesë duke qenë se Turbina refuzoi të hynte në fushë për shkak të një penalltie të akorduar.
U luajtën:
Partizani – Vora 1-0
Shënues: 69′ Telushi (p)
Kukësi – Shkumbini 6-0
Shënues: 11′ Domi, 20′, 38′, 90′ Çema (p), 33′ Daku, 79′ Rasha
Luftëtari – Turbina 2-1
Shënuse: 42′ Rapo (p), 49′ Vyent / 67′ Peqini