TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i humorit shkodran dhe atij shqiptar Paulin Preka.
Kolosi i humorit shqiptar mbylli sytë në moshën 86 vjeçare në Itali ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.
Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit të cilët shkruan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar.
Mësohet se Preka u nda nga jeta pasi kishte disa kohë që ishte i sëmurë.
Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
