TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Belgjika mposht me përmbysje Japoninë, ku nga 0-2 arrin të fitojë 3-2 me një gol të vendosur në limitin e kohës shtesë me anë të Shadlit, ndërkohë që “Djajtë e Kuq” do të përballen me Brazilin në çerekfinalet e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Një takim i dominuar nga bëlgët, por dhe me një Japoni heroike.
Në pjesën e parë, një mundësi e jashtëzakonshme për Belgjikën, për të shënuar në minutën e 22-të, kur krosimi i Dries Merten gjen Romelo Lukaku, e cili me këmbën e ngritur lart, nuk arrin dot të mposhtë portierin japonez Eiji Kawashima.
Çfarë fillimi në pjesën e dytë për Japoninë! Jan Vertonghen u tregua i paaftë të frenonte një top të hedhur brenda zonës dhe Genki Haraguchi, e goditi në mënyrë cinike atë në këndin e poshtëm të portës në minutën e 48-të.
Japonia udhëheq 1-0, por pas vetëm katër minutash, në të 52’, është Takeshi Inui ai që realizon golin e dytë për aziatikët. 2-0 dhe Belgjika është në “shok”. Kishte 22 ndeshje pa humbur.
Rizgjimi i Belgjikës ndodhi në minutën e 69-të, kur Vertonghen realizoi një goditje madhështore me kokë, ndërsa pesë minuta më pas, ishte Fellaini ai që pas zhvillimeve të një goditje këndi, krosimit të Hazardit, shënoi edhe ai me kokë golin e barazimit 2-2.
Çfarë ndeshje dhe tensioni në fushë dhe në bankina!
Në sekondat e fundit të ndeshjes, në 90’+4, pas një aksioni të shpejtë dhe me epërsi numerike, Belgjika gjen golin e fitores, pas një veprimi të zgjuar brenda zonës, duke bërë një lëvizje pa top me trup, i dha mundësinë Shadlit të shënonte golin e fitores 3-2, duke mposhtur portierin japonez Eiji Kaëashima.
/TPZ.AL/