AKTUALITET, 26 Qershor 2018, 17:03

Trimi e thotë publikisht: E dua Valbona Selimllarin!

Trimi e thotë publikisht: E dua Valbona Selimllarin!

Reperi  shqiptar i hitit “Lulja e Blinit” u bë shumë më i njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së tij në ‘Dance with me’. Bëhet fjalë për Trim Jetullahun, i cili u shpall edhe fitues i edicionit të kaluar.

Nga kjo garë përveç fitores, Trimi ka fituar dhe një shoqëri shumë të veçantë me pjesëtaren e jurisë, Valbona Sellimnari.

Së fundmi Trimi ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Mirage’ ku dhe ka zbuluar diçka më shumë për marrëdhënien e tij me Valbonën. Ai ka deklaruar në emision se e do shumë atë, pasi është tepër e veçantë.

“Valbona është shpirt shumë i pastër edhe një njëri shumë pozitiv, sado që ndihem keq kur takohem me Valbonën të jep këshilla, të jep pozitivistet energji. E kam shumë mikesh, e dua shumë, shumë, shumë”, përfundon Trimi.