LIFESTYLE, 12 Dhjetor 2017, 21:05

Ja si duket Beyonce veshur me çizme 10 mijë dollarëshe! (FOTO)

Ja si duket Beyonce veshur me çizme 10 mijë dollarëshe! (FOTO)

Ia kemi parë Rihanna-s dhe Kendall Jenner, por tashmë është koha e Beyonce-s. Këngëtarja 36-vjeçare ka veshur çizmet e famshme Saint Laurent që kushtojnë 10 mijë dollarë.

Çifti i famshëm ka pozuar bashkë në kabinën e një aeroplani privat, ndërkaq diva e muzikës pop ka publikuar edhe disa fotografi të tjera.

Për këto poza, këngëtarja ka veshur një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë hiri, ndërsa në pjesën e poshtme ka xhinse të grisura që i ekspozojnë të pasmet.

Këtë kombinim, ylli i këngës “Crazy In Love” e ka shoqëruar edhe me një rrip të vendosur në mes si edhe aksesorë të ndryshëm.

Në këtë mënyrë, ajo i ka ekspozuar këmbët me çizmet e famshme. Pozat e reja kanë ardhur vetëm disa javë pasi reperi pranoi se e kishte tradhtuar gruan e tij.

Në një intervistë të publikuar në New York Times, Jay Z ka treguar se gruaja e ka falur për faktin që nuk i ka qëndruar besnik pas shumë konsultash.

[gallery ids="36489,36490,36491"]