LIFESTYLE, 8 Korrik 2020, 14:59

Ditë zie për Rudina Dembacajn, moderatorja humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Sot për aktoren dhe moderatoren, Rudina Dembacaj, është një ditë vërtetë e trishtë. Ajo ka humbur të atin dhe lajmin e ka dhenë përmes një postimi në Instagram.

Rudina ka postuar një foto të të atit dhe shkruan me shumë hidhërim: “I shtrenjti im,me thave shpirtin ! Lamtumire diell zemre! Shko prane Zotit , Rexhep Dembacaj”.

Babai i aktores vuante prej disa kohësh nga një sëmundje, të cilën nuk ka mundur ta përballojë. Së fundmi, Rudina i ka dedikuar atij edhe një tatuazh, që e ka ndarë me fansat në blogun e saj.