TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çifti i njohur i showbizit Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, dyshja më e dashur për publikun shqiptar këtë fundjave siç duket e kanë kaluar të ndarë, por pa e harruar njëri-tjetrin.
Arbana ka zgjedhur të pushojë në jug të vendit së bashku me djalin e saj Jon, vëllain dhe familjen e saj, ndërsa Eduarti ka zgjedhur të kalojë disa ditë aventuriere në veri të Shqipërisë me biçikletë, së bashku me miqtë e tij.
Teksa dje ndodhej në Theth, përmes disa postimeve në Instagram ka ndarë me miqtë e tij pamje mahnitëse ku mbi foto shkruan se bukuritë e tyre vetëm Arbana Osmani mund t’i konkurrojë.
“Vetëm t’i i konkurron këto vende kaq të bukura, Arbana Osmani.”– ka shkruar Eduarti.
Ky postim nga regjisori vjen vetëm pak kohë pas postimit të moderatores e cila me një foto të hënës shkruante: "Më mungon, Eduart Grishaj", duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.
Siç duket çifti ka shumë mall për njëri-tjetrin në një kohë që ndodhen larg.