LIFESTYLE, 6 Korrik 2020, 21:52

Edhe pse të ndarë, Albi Nako nuk heq dorë nga Klaudia (FOTO)


Dyshja Albi Nako dhe Klaudia Pepa vazhdojnë t’i ruajnë marrëdhëniet shumë të mira, pavarësisht ndarjes.

Së fundmi, Klaudia mori pjesë në videoklipin e Giulia Luzi dhe Samuel Storm, “Mon Amour”, por vëmendjen e ka marrë postimi në Instastory që ka bërë ish-bashkëshorti i saj Albi.

Koreografi i mirënjohur ka postuar një foto të videos, ku shihet ajo duke performuar, teksa e ka quajtur atë “Mbretëreshë”.

Kohët e fundit, Albi ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të ndarjes nga balerina tjetër, Alba Hoxha. Ndarje të cilën as e kanë konfirmuar as e kanë mohuar.