TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka akuzuar Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit se po përdorin standarde të dyfshita, duke hequr nga dosja e hetimit emrin e një zyrtari të lartë që është takuar edhe me analistin Henri Çili.
Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, ka thënë se po dosjen e hetimit ku është përfshirë analisti Çili, po bëhët show, ndërkohë që po fshihet emri i drejtuesit të lartë që premtoi favore të paligjshme.
Gjata ka thënë se Prokuroria dhe Policia kanë detyrimin të përgjigjen se kush është zyrtari i lartë i Drejtësisë, duke përmendur emrin e Ardian Dvorani dhe emrin e Sokol Sadushit.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA
Arrestimi i një grupi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të ushtrimit të paligjshëm ndaj një zyrtari të lartë të drejtësisë ka nxjerrë edhe një herë në pah standardet e dyfishta të policisë dhe të drejtësisë në Shqipëri.
Në paradën e leximit të emrave dhe veprave penale të rreth 30 të ndaluarve, drejtori i përgjithshëm i policisë shmangu identifikimin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, i cili, sipas prokurorisë, ka premtuar favore për gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë.
Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme. Emri i atij që në dokumenta identifikohet si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë mbetet mister.
Policia dhe prokuroria kanë detyrimin të informojnë opinionin publik:
Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.
Ata janë:
Sot është koha që policia dhe prokuroria të zbulojë identitetin e funksionarit të lartë të drejtësisë.
Drejtësia nuk mund të bëhet me disa standarde. Drejtësi është kur të gjithë, pavarësisht pozitës së tyre, lidhjeve dhe shërbimeve për kryeministrin, vihen përpara drejtësisë.