TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Petrit Vasili
Kur Edi Rama, Gjiknuri e deputetë dalin sheshit në përgjimet e Prokurorisë, që kryejnë krimin e blerjes së votave me furgonë të mbushur me horra - nuk arrestohen!
Kur Etilda Gjonaj bashkë me bandën e Ministrisë së Drejtësisë, falsifikojnë e mashtrojnë për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese, duke konsumuar vepra penale pa fund - nuk arrestohen!
Kur del nga përgjimet e Prokurorisë,Vangjush Dako, që bëhet njësh me kriminelë - nuk arrestohet!
Kur del sheshit, korrupsioni i ministrave tek Unaza e Re, që shkon gjer në Amerikë, - nuk arrestohen!
Kur falsifikon e mashtron Dvorani për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese - nuk arrestohet!
Arrestohet Henri Çili, se nuk duhet të arrestohen kurrsesi këta!
Në 2 mars, të gjithë në bulevard për Drejtësinë e barabartë për të gjithë!