AKTUALITET, 29 Shkurt 2020, 14:46

Presidenca i kujton Ramës: "Gruaja e Bilalit" të kujtojë "Dhomën e Luleve" kur sodiste e traumatizuar protestat e opozitës

Presidenca i kujton Ramës: "Gruaja e Bilalit" të

Pas deklaratave të bëra nga kryeministri Rama, ndërsa shigjetoi hapur Kreun e Shtetit se, nuk është Gjergj Kastrioti dhe se besëlidhësit e rinj janë armiqtë e betuar të drejtësisë, vjen reagimi i Presidences.

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Meta, këshillon Ramën “Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!”.

Duke i kujtuar Ramës, "Dhomën e Luleve", ku ai sodiste i traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, garanton kryeministrin se “ajo do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar”.

Postimi i Tedi Blushit

Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve.

E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar.

Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!