AKTUALITET, 29 Shkurt 2020, 15:59

“Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë”/ PD-Ramës: Po pengove rotacionin, do të përfundosh si Gadafi

“Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë”/

Pas deklaratave në Kongres të kryeministrit Edi Rama që tha se nga sot kërkon 800 mijë vota për mandatin e tretë qeverisës, reagon nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka e quan këtë një kërcënim të Ramës dhe thotë se nuk ka asnjë shans që të pengojë rotacionin.

Postimi i plotë i Edi Palokë

Kerkon 800 mije vota dhe mandat te trete…!

Kryeministri me i urryer , te cilin shqiptaret mezi po presin ta qerrojne nje ore e me pare, kercenon se do te tentoje nje mandat te trete.

Asnje shans nuk ka te pengoje rotacionin! Asnje makinacion nuk e ndal me largimin e Rames nga pushteti.

E vetmja gje per te cilen Rama mund te marre vendim tani , eshte ne se do pranoje te largohet me vote apo si Gadafi. Kjo zgjedhje eshte ne dore te tij sepse shqiptaret e kane marre tashme vendimin e tyre. Shume prej tyre ne fakt do preferonin qe Rama te bente zgjedhjen e dyte; nje fund si Gadafi…!