TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri u përfolën për një marrëdhënie të krisur shoqërore mes tyre, që pas mungesës në dasmën që këngëtari organizoi këtë gusht.
Por, menjëherë këngëtarët hodhën poshtë gjithë zërat duke thënë se vazhdojnë të jenë miq të mirë.
Megjithatë i ftuar në emisionin “Rreze dielli” Erik Lloshi sqaroi njëherë e mirë të gjithë situatën.
“Është një nga mikeshat e mia më të mira, kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë si kolegë, si shok, si miq, shumë të forte e kemi… Unë në koncertin e Anxhela Peristerit kam munguar për arsye shëndetësore.
Kam qënë shumë sëmurë dhe kam qenë komplet i padisponueshëm për të kënduar, për të ndejtur në këmbë, jo për të kënduar, kështu që ndodh, nuk kemi çfarë t’i bëjmë.
Përpara shëndetit nuk vihet asgjë. Kështu që dhe Anxhela e mirëkupton shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se u mërzit shumë, unë e di që është mërzitur shumë sepse unë isha i ftuari i saj special, një ndër të ftuarit më kryesor në koncertin e saj…”- është shprehur këngëtari.
Ndërkohë, ndër të tjera Erik Lloshi nuk është rezervuar të tregojë dhe dobësinë më të madhe të koleges së tij, nervin.
“Është shumë e mirë, është si zemër, nuk e di çfarë të them, por që thjesht ka një problem që nevrikoset shumë shpejt dhe po u nevrikos Anxhela i thyen të tëra. Është shumë strikte në gjërat që kërkon dhe e kap ankthi shumë, qoftë për oraret, për këto.
Vete gjithmonë gjysmë ore para dhe i thoja në fillim kur erdhi nga Greqia, qetësohu se jemi në Shqipëri, nuk ka orare këtu”– u shpreh Eriku për kolegen e tij, Anxhela Peristeri.