AKTUALITET, 23 Gusht 2018, 21:47

E PLOTE/ Çfarë thoshte Rugova në vitin 1994 për shkëmbimin e territoreve me Serbinë

“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve”, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë”.

Ky postim i në Facebook i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka shkjaktuar mjaft reagime. Thaçi i referohej një interviste të presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994, rreth këmbimit të territorit me Serbinë.

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi e ka publikuar të plotë përgjigjen e Rugovës pasi edhe bashkëpunëtorët e Rugovës thanë se nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë Rugovën të fliste për këmbim territori me Serbinë.

“Edhe ne mund të bëjmë kësi lloj “pazari”. Aq më tepër kur kemi legjitimitetin historik, etnik, juridik dhe politik mbi Kosovën. Nuk duhet harruar se Kosova ka qenë njësi konstituive e Federatës jugosllave. Megjithatë, po e përsëris, për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që Leposaviqi dhe disa territore në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset tjera në Serbinë jugore, të banuara me shumicën shqiptare”, – kishte deklaruar Rugova në intervistën për “Zëri” në vitin 1994. /LAPSI.al