TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy muaj pasi vrau me armë zjarri pas një sherri në lokal 35-vjeçarin Altin Balliu është dorëzuar në polici autori. Mësohet se është vetëdorëzuar në policinë e Korcës Olgert Mustafa, 34-vjeç.
“Vetëdorëzohet në Polici shtetasi O.M, i shpallur në kërkim si autori i vrasjes së shtetasit A.B, ngjarje e ndodhur në datë 17.01.2019, në Korçë. Policia bën ndalimin e shtetasit O.M, pas vetëdorëzimit të këtij të fundit, në ambjentet e Komisariatit Korçë ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale”- thuhet në njoftimin e policisë.