AKTUALITET, 11 Janar 2019, 11:49

Digjet banesa, humb jetën e moshuara në Shkodër

Digjet banesa, humb jetën e moshuara në Shkodër

Një grua humbi jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja është shënuar në rrugicën e njohur si e Koplikëve në qytetin e Shkodrës.

Viktima është Laje Betja rreth 80 vjeç.

Megjithëse është tentuar ti jepet ndihma e parë ka qenë e pamundur pasi flakët kanë shkrumbuar banesën thonë burime policore.

Gruaja e moshuar është dërguar në morgun e spitalit.

Nga të dhënat në vendngjarje zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha por dyshohet se e moshuara mund të ketë qenë e sëmurë dhe nuk ka mundur të lëvizë.