TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, që për herë të parë do të interpretojnë së bashku në filmin e Quentin Tarantino, “Once Upon a Time in Hollywood”, mund ta kishin formuar më parë dyshen në skenë, por refuzuan rolet e kaubojve homoseksualë në “Brokeback Mountain”.
Lajmin e bëri të ditur regjisori Gus Van Sant, gjatë intervistës për filmin e tij të ri, dramën me Joaquin Phoenix e Jonah Hill, “Don’t Worry, He Won’t Get Far on Foot”.
Van Sant, që në atë kohë u kontaktua për të drejtuar filmin por që për regjisor më pas u mor Ang Lee, kujton mungesën e interesit nga ana e aktorëve për rolet që më pas u interpretuan nga Jake Gyllenhaal e Heath Ledger: “Asnjë nuk donte ta merrte përsipër. Kur u angazhova doja një kast aktorësh vërtet të fortë, emra me ndikim. Por nuk po funksiononte. Projekti nuk i interesonte askujt. Si fillim ua propozova Leonardo DiCaprio e Brad Pitt, më pas edhe Matt Damon e Ryan Phillippe. Të gjithë më kthyen përgjigje negative”.