TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj foli për “Sky Sport” në prag të një ndeshjes miqësore kundër Borusia Dortmundit:
“Ndeshja kundër Liverpulit ishte një humbje e keqe, por ne kemi një trajner të ri dhe ne ende duhet të mësojmë dy ose tre gjëra. Kemi një trajner i cili është në gjendje të na japë paqen e duhur mendore dhe ne kemi besim të madh tek ai”.
“Ançeloti na ka dhënë aq shumë forcë, mendoj se do të jemi gati për fillimin e sezonit, për të luajtur bukur, të japim më të mirën, secili prej nesh. Do të jetë e vështirë për të sfiduar lojtarët e nivelit të Rojs dhe Gëtce. Kjo do të jetë një mundësi për të treguar se jemi mirë dhe se po përmirësohemi”,- u shpreh Hysaj.