TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Qendrën e Votimit numër 2351, KZAZ numër 50 në Elbasan ende nuk ka nisur procesi i votimit. Shkak është bërë ndërrimi i komisionerëve dhe më pas mungesa e një prej tyre. Tre subjektet PS, PD dhe LSI kanë ndërruar komisionerët, por ai i LSI-së ndonëse është njoftuar nuk është paraqitur ende në QV.
z. Gremi, kryetari i Komisionit të kësaj QV tha se ‘kemi një mungesë komisioneri që nuk është konfirmuar akoma dhe nuk ka ardhur akoma’.
“Të tre subjektet i kanë ndërruar, PD, PS dhe LSI. E kanë vendosur privatisht vetë komisionerët. Momentalisht nuk ka ardhur ende komisioneri i LSI”, tha ai.
Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se mungesa e komisionerëve të LSI është për shkak të mos konfirmimit nga KZAZ. “Komisionerët e LSI janë propozuar, por KZAZ nuk ka bërë ndryshimet siç ka bërë për ata të PD dhe PS”, shpjegoi Kryemadhi.