AKTUALITET, 5 September 2026, 10:42

Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, është shoqëruar sot në polici pas konfliktit fizik me ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Eduard Kuçin.

Konflikti dyshohet se ka nisur pas disa deklaratave të bëra nga Eduard Kuçi në rrjetet sociale, ku ai kishte ofenduar Markun dhe e kishte kërcënuar me hakmarrje në rast se këngëtari do të shkonte në Kosovë.

Pak kohë më vonë, dy ish-banorët janë përballur në rrugë, ku debati verbal ka përshkallëzuar në konflikt fizik.

Në pamjet e publikuara në rrjet, Joz Marku shfaqet duke goditur disa herë Eduard Kuçin, ndërsa i kërkon llogari për deklaratat dhe kërcënimet e bëra më herët.

“Ulu në gjunjë dhe kërko falje! Mos e zgjat”, raportohet se ka thënë Marku gjatë përplasjes, pamjet e së cilës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nga hetimet e deritanishme është zbuluar se videoja është regjistruar në Tiranë, pranë mbikalimit të Rinasit. Bashkë me Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në ngjarje.

Këngëtari ndodhet aktualisht në ambientet e Komisariatit Nr. 6, ndërsa vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.