TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri i fuqishëm që ka përfshirë Himarën ka shkrumbuar plotësisht një banesë, e cila është përfshirë e gjitha nga flakët.
Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Në video shihen pamje të frikshme të banesës, teksa flakët u afrohen me shpejtësi banesave të tjera në zonë.
Ndërkohë, banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet.