TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bamir Halili (Axhami), 30 vjeç, lindur në Kukës, ekstradimi i të cilit u finalizua si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabit.
Procedura e ekstradimit u krye gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”.
Halili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Pas ekstradimit nga Dubai, 30-vjeçari do të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore në Shqipëri.