TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, kur i riu dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit me të cilin po udhëtonte dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, 31-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia bën me dije se viktima është shtetasi me inicialet M. K., 31 vjeç.
“Më datë 04.09.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”, shtetasi M. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, shtetasi M. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, njofton policia.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.