AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 19:11

Dhūna ndaj gazetarit Alfred Lela te Teatri Kombëtar, Meta shpërndan raportin mjeko-ligjor: Dhūna dhe pamjet e turpshme nuk kishin nevojë për ekspertizë

Dhūna ndaj gazetarit Alfred Lela te Teatri Kombëtar, Meta shpërndan

Presidenti Ilir Meta, duke ripublikuar raportin mjeko-ligjor të gazetarit Alfred Lela, ka thënë se dhūna dhe pamjet e turpshme të ditës pas shembjes së Teatrit nuk kishin nevojë për ekspertizë.

Alfred Lela publikoi ekspertizën mjeko-ligjore ku rezulton se ka shenja dhūne në trup, të cilat u shkaktuan nga policët që kishin rrethuar Teatrin Kombëtar ditën e shembjes.

Po ashtu Meta veç raportit mjeko-ligjor ka postuar dhe shenja dhūne në trupin e Alfred Lelës. Më 17 maj pas shembjes së Teatrit, gjatë shoqërimit të ish-deputetes së LSI, Silva Caka, gazetari Alfred Lela u ndodh rastësisht dhe ndërhyu por policët e shoqëruan dhunshëm.

Tashmë nga raporti mjeko- ligjor rezulton se Lela ka pasur dëmtime në qafë e kokë teksa dëmtimet janë shkaktuar nga mjete të forta mbretëse.

STATUSI NGA ILIR META

Dhūna dhe ato pamje të turpshme nuk kishin nevojë për ekspertizë!

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3067863179926601