TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka filluar komunikimet në postin e ri duke theksuar se sot ka marrë mbështetje nga Gjermania dhe Franca.
Hoti shton se sot mori urimin e Merkelit si dhe një bisedë me këshilltarin diplomatik të Macron, Emannuel Bonne.
STATUSI NGA AVDULLAH HOTI
Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca!
Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.
Sot pata edhe një bisedë të ngrohtë telefonike me z. Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.
#QeveriaHoti #RKS
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3350684621659535