AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 17:28

Lëkundje tërmeti të fuqishme në Tiranë dhe Durrës

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës në orën 17:21.

Sipas EMSC, tërmeti ka patur magnitudë 4.5 të shkallës Rihter dhe thellësi 2 kilometër, me epiqendër në detin Adriatik. Ndërsa sipas IGJEUM, tërmeti ka patur magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Lëkundjet e tërmetit kanë qenë mjaft të forta dhe kanë zgjatur disa sekonda.