TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen ku pati të shtëna me armë zjarri mëngjesin e djeshëm.
Mësohet se Gledis Ustabeqiri 23-vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, janë konfliktuar pas një sherri me 32-vjeçarin , Taulant Ahmeti. Sipas Policisë, Hygert Muçaj e ka goditur me sende të forta në kokë 32-vjeçarin, ndërsa Gledis Ustabeqiri ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia njofton se në lumin Buna u gjet dhe u sekuestrua pistoleta e të riut.
Njoftimi i Policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur dje, më datë 12.02.2020. Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar. Gjendet nga polumbarët, në lumin Buna, arma me të cilën autorët qëlluan në ajër.
Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, me datë 12.02.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve G. U., 26 vjeç, banues në Shkodër dhe H. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.
Këta shtetas, dje, më datë 12.02.2020, rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin shtetasi H. M. e ka goditur me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.
Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete. Gjithashtu, pas kërkimeve intensive në lumin Buna, nga Njësia Polumbare e repartit RENEA u gjet dhe u sekuestrua pistoleta me të cilën kanë qëlluar shtetasit e lartpërmendur.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.