AKTUALITET, 13 Shkurt 2020, 13:30

FOTO/ Soreca takon kreun e SPAK, ja çfarë u diskutua


Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën.

Lajmin e ka dhënë vetë ambasadori përmes një postimi që ka bërë në profilin e tij në Twitter, duke e quajtur atë një takim shumë produktiv.

“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion i ri.

Kemi shkëmbyer gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese”- shkruan Soreca.