AKTUALITET, 13 Shkurt 2020, 11:59

Rilindja e sulmon, Presidenca ‘kala e pamposhtur’, Meta poston ‘memen e ditës’

Rilindja e sulmon, Presidenca ‘kala e pamposhtur’, Meta poston


Në një kohë kur një delegacion i Komisionit të Venecias ka zbarkuar në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë-Presidencë vitin e kaluar, presidenti Ilir Meta ‘godet’ me një meme.

Teksa ka postuar memen e ditës në faqen e tij të “Facebook” ku shihet një fushë-betejë nga një anë dhe kalaja-presidencë në anën tjetër, Meta nuk i ka kursyer ironitë.

Pamjet nga fotoja ngjajnë me betejën e rrethimit të Krujës, ku nga një anë qëndron Presidenca, me Kushtetutën dhe flamurin Kuq e Zi, si dhe luftëtarët, që në këtë rast është Rilindja, me shpata, shigjeta dhe helmeta gati ne sulm.

Kreu i shtetit u shpreh dje në një intervistë se: “Presidenti i Republikës është në detyre deri në 24 korrik 2022, në kala dhe një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës.

Le të kërkojnë çfarëdo interpretim dhe nga kushdo.

Kjo histori ka marrë fund. Do i bej thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të Kushtetutës dhe këtë e kam bërë të qartë”.

Kujtojmë se sot në 12:00 Meta do të prese në një takim delegacionin e Venecias.