TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Vladimir Gjutën.
Ndërkohë avokati i tij deklaroi pas seancës se kërkesa e prokurorisë bazohej vetëm në faktin e sasisë së parave që kishte me vete. Sipas tij, klienti i ka pasur paratë për t’i thyer në Exchange dhe për t’i përdorur për biznesin e tij.
“Ka mbrojtur pasurinë e vet, kështu e ka menduar ai. Me paratë ai pretendoi se paratë janë të ligjshme dhe i ka siguruar nga biznesi në Angli së bashku me familjarët.
I duheshin për të krijuar një biznes, tregti me mallra amerikane. prokuroria kërkoi arrest me burg vetëm për paratë e gjetura. Paratë do i thyente për biznesin e tij”, deklaroi avokati.
Ndalimi i Gjutës është bërë me 10 shkurt pranë selisë së PS duke lëvizur i armatosur, por në atë moment selia e PS ishte e mbushur me deputetë, ministra dhe vetë kryeministrin Rama pasi po zhvillohej mbledhja e Kryesisë.
Gjuta në polici para grupit hetimor është shprehur se mbante armë me vete pasi kishte një shumë të madhe parash me vete dhe do ti thyente në Exchang-in që ndodhej pranë selisë së Partisë Socialiste.