TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gruaja e Soni Meços, Dhimitrie Meço, i cili u plagos në dorë me armë zjarri nga efektivi i FNSH-së Paulin Shpani është shprehur për mediat se konflikti nisi për shkak se makina e policit hyri në oborrin e banesës dhe iu dëmtoi makinën e tyre.
“Ne ishim në gjumë në atë kohë. Dëgjuam një zhurmë dhe dolëm poshtë. Në kohën që burri pa makinën tonë që e kishte dëmtuar, i foli burri. Ai filloi të shante.
Makina e tij u mor me karotrec. Këtu gjithmonë bëhen aksidente, është makina e tretë që na hyn në shtëpi.
E shkrepi armën, por me qëllim pa qëllim nuk e di. Policia na tha që ishte dehur”, thotë bashkëshortja e 70-vjeçarit.
Mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” në Fier pas një debati efektivi i FNSH-së, Paulin Shpani plagosi me armën e shërbimit një qytetar, të identifikuar si Soni Meçe, 70 vjeç.
Mësohet se polici i dehur 41-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe bëri aksident duke përfunduar në oborrin e banesës së Meçes.
Pas aksidentit, ai ka dalë nga makina dhe është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe më pas e ka qëlluar atë me armë zjarri në dorë.