AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 20:53

Deklarata e pabesueshme e Tuchel: “Me këta pederastë do të fitoj unë?”

Pit Gottschalk ka botuar librin 'Kabinengeflüster' “pëshpërimat e pankinës”, në të cilin ai tregon përvojat e tij si gazetar sportiv në gazetën ‘Bild’.

Ai ka zbuluar se Thomas Tuchel, trajneri aktual i PSG, u shkarkua nga Borussia Dortmund pas deklaratës: "Me këta pederastë do të fitoj kundër Bayern?".

Sipas Gottschalk, fraza e homofobike u tha nga trajneri Thomas Tuchel më 11 prill 2017, pasi kreu i stafit teknik të verdhezinjve u konsultua me Marco Reus dhe Gonzalo Castro, nëse ata ishin në gjendje të luanin pas sulmit që pësoi autobusi i Borussia Dortmund në prag të ndeshjes së Champions League kundër Monaco.

Në atë incident mbeti i dëmtuar rëndë futbollisti Marc Bartra.