AKTUALITET, 8 August 2026, 17:59

Detaje nga vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima u përfshinë në sherr, 20-vjeçarit i gjendet thika në dorë  

Detaje nga vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima u

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 20-vjeçari Johan Zuko.

Viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para ngjarjes. Sipas informacioneve dyshohet se ka pasur me vete edhe një thikë.

Thika është gjetur në dorën e viktimës pas ngjarjes dhe është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale.

Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në arrati. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes.