AKTUALITET, 30 Maj 2020, 14:08

DETAJE/ Lëvizja me makina, Policia e Shtetit sqaron qytetarët: Ja si do veprohet të dielën

DETAJE/ Lëvizja me makina, Policia e Shtetit sqaron qytetarët: Ja si


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ditën e nesërme nuk do të ketë ndalim të qarkullimit me automjete brenda qyteteve.

Në një reagim për mediat, Policia thekson se nuk do të lejohet lëvizja e makinave nga zonat e kuqe në drejtim të zonave jeshile.

Pra qytetarët e Tiranës apo Durrësit do të lejohet të lëvizin me automjete vetëm brenda qytetit.

“Policia e Shtetit, duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njëherë qytetaret se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do të përqendrohet vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, që edhe nesër do të jene zona të kuqe”, shpjegon Policia e Shtetit.