AKTUALITET, 30 Maj 2020, 13:16

“Vatra e vetme e koronavirusit është spitali,” Bardhi i përgjigjet Ramës: Propaganda bajate s’e mbulon dot revoltën e qytetarëve

“Vatra e vetme e koronavirusit është spitali,” Bardhi i


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me reagimet e këtij të fundit për takimin e Lulzim Bashës me qytetarë sot në Durrës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bardhi thekson se Rama nuk është tmerruar nga shndërrimi i QSUT-së në një vatër infeksioni të COVID-19.

“Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit”, shkruan Bardhi.

POSTIMI:

Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë.

Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze.

Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre.

Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët. Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë.

Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit.

Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit.