TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shumë kohësh që në terapi intensive nuk janë raportuar pacientë të intubuar, mëngjesin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në gjendje të rëndë ndodhet një pacient.
“Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët katër janë në terapi intensive dhe një pacient është i intubuar në gjendje të rëndë”- njoftoi Ministria e Shëndetësisë, në deklaratën e sotme, lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në vend.
Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike.