TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur ka mbetur vetëm një ditë nga përfundimi i afatit të përcaktuar nga palët politike dhe nga ndërkombëtarët për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, duket se nuk do të ketë një dakrodësi mes palëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Opozita është e vendosur në kërkesat e saj për identifikimin biometrik të votuesve, ndërkohë që mazhoranca e ka cilësuar këtë gjë si të pamundur pasi nuk mund të implementohet në të gjithë vendin.
Përfaqësuesi i opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, Petrit Vasili gjatë një interviste për Fax News, konfirmoi qëndrimin e qartë të opozitës, të identifikimin biometrik të zgjedhësve, ndërkohë që shtoi se ai është njëri i politikës dhe jo një orakull.
“Unë jam njeri i politikës dhe jo orakull. Nuk ka një zotim unilateral, është gjithmonë dypalësh. Opozita ka treguar vullnet shumë të qartë për të dhënë konsensus.
Nuk mund të japim konsensus, që të mos ketë identifikim të zgjedhësve, që kutitë të mbushen, nga organizata kriminale e Rilindjes që të bëjë katrahurën e 30 qershorit. Nuk mund të bekojmë një vjedhje si ajo e vitit 2017.
Referohuni me rezervë për z. Gjiknurin, pasi ai ka rekorde shumë të errëta në lidhje me zgjedhjet pasi ka dalë në përgjimet e vitit 2017, dhe duhet të merret me rezerva pasi është një burim jo i sigurtë informacioni. Gjithë debati politik duhet të parë për integrimin. Kjo është një 15 çështjet e BE-së. Pra ka një strategji për të bllokuar integrimin europian dhe fajtor është Edi Rama.”- tha Vasili.
Sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhore, Vasili theksoi se kjo nuk ka qenë një nga kushtet e vendosur në tavolinë dhe se problemi nuk qëndron tek sistemi, por tek mbushja e kutive me vota të vjedhura.
“Çështja e sistemit nuk ka qenë një nga kushtet themelore të vendosura në tavolinë, sepse Shqipëria e ka kusht hapjen e negociatave, për shkak të votave të manipuluar.
Nëse nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, sistemi do të kishte fatin e 4 sistemeve të tjera.
Do të jetë e qartë se nëse nuk garantohet vota, cilido sistem që të propozohet do të hyjë në krizë si çdo sistem më parë. Ky sistem nuk u diskutua në tre palë zgjedhje, ky hyri në krizë pikërisht kur kriminelët futën duart në sistem,”- deklaroi Vasili.
/Fax Web