AKTUALITET, 7 Tetor 2020, 10:01

DETAJE/ Arrestimet tek AKBN, zbardhen emrat e zyrtarëve që ranë në pranga, dy ende në kërkim

DETAJE/ Arrestimet tek AKBN, zbardhen emrat e zyrtarëve që ranë


Janë zbardhur detaje nga urdhri i prokurorisë për arrestimet tek AKBN teksa zbulohen emrat e zyrtarëve që kanë rënë në prangat e policisë.

Simon Marku, Arben Doda, Naim Kasa, Denis Durrsi dhe Qani Hoxhaj janë pesë të arrestuarit që dyshohen për mashtrim me pasoja të rënda, fshehje të ardhurash, shpërdorim detyre dhe kontrabandë mallrash pa akcizë. Ndërsa Rezarta Qose është në arrest shtëpie.

Ata u arrestuan ditën e djeshme teksa dhe dy të tjerë, Klodjan Gradeci dhe Isuf Berberi janë në kërkim nga Policia për të njëjtat akuza.