AKTUALITET, 14 Mars 2019, 22:50

Kërcënohet me jetë gazetarja Fiori Dardha

Kërcënohet me jetë gazetarja Fiori Dardha

Fiori Dardha, gazetarja e njohur e emisionit ‘Boom’ në Ora News është kërcënuar pak minuta më parë me jetë.

Kërcënimi ka ardhur me anë të një mesazhi nga një person që njihet si ish-kryetari i komunës së Perondisë në Berat.

Emisioni ‘Boom’ për 2 vite me radhë ka trajtuar çështjen e një akandi të zhvilluar në vitin 2012, që sipas dëshmive të banorëve ky ankand për dhënien e tokave me qira për 99 vjet, ka futur në konflikt një fshat.

Ish-kryetari i komunës së Perondisë, Rexhep Hajdari ka qenë në krye të bordit të dhënies së tokave me qira.