TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Frank Kesi ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Milanit në sezonin që lamë pas dhe jo më kot shumë skuadra janë vënë në gjurmët e tij. Një lojtar i ri, i fortë dhe i sigurt me topin në këmbë. Vlera e Kesi është shtuar ndjeshëm pas sezonit të shkuar.
Skuadra e Volverhampton në Premier Ligë, që ka në presidencën e saj edhe agjentin Horge Mendes, bëri një ofertë zyrtare drejt klubit të “Djallit” për mesfushorin, por sipas medieve italiane, Leonardo e ka refuzuar menjëherë.
Oferta nuk ka qenë aspak e ulët, pasi klubi anglez ka ofruar plot 60 milionë euro, por për Milanin, nuk ka mjaftuar. Kjo gjë tregon se Kesi është në planet e Gatuzos dhe është një nga shtyllat kryesore te skuadra italiane.