TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesa duket, Kilië Mbape nuk është në kushtet optimale për të luajtur në Europian. Të mos keqkuptohemi, nuk është se ka ndonjë problem fizik.
Shqetësimi i sulmuesit është i një tjetër natyre. Mediat franceze bëjnë të ditur se ai ka kërkuar largimin nga PSG-ja sepse planifikon të transferohet te Reali i Madridit dhe për këtë plan duket se nuk po gjen mbështetjen e klubit parisien.
Në ditët e fundit Mbape ka qenë shumë i shpërqendruar, pavarësisht se Franca sot do të luajë një ndeshje tepër të rëndësishme. Për ta qetësuar, trajneri Deshamp ka folur disa herë në ditët e fundit me yllin e tij, teksa ka vendosur t’i besojë edhe goditjen e dënimit.
Më parë ai ekzekutonte vetëm ato në pjesën e majtë të fushës, teksa siç u pa ndaj Hungarisë, Grizman u detyrua t’i “dhuronte” edhe ato në gjysmën e djathtë të terrenit. Sulmuesi i Barcelonës nuk e ka marrë shumë mirë këtë vendim, teksa pas Zhirusë (u ankua se Mbape nuk e shërbente) bëhet i dyti lojtar që ka “probleme” me 22-vjeçarin e PSG-së.