TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi i Liverpool, Xherdan Shaqiri, lojtar titullar i kombëtares së Zvicrës, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Sipas “FotoMaç”, ai është objektivi kryesor i merkatos verore për presidentin e Galatasarayt, Burak Elmas.
Numri një i klubit turk dëshiron ta përforcojë skuadrën e tij për sezonin e ri me lojtarë, që kanë përvojë në Champions League, çka Shaqirit, si pjesë e anglezëve të “The Reds” nuk i mungon, ndaj edhe shqiptari shihet si objektivi kryesor i presidentit Elmas.
Edhe Lazio dhe Sevilla thuhet të jenë në garë për nënshkrimin e tij, por Galatasaray është tejet i interesuar për shërbimet e futbollistit gjilanas. Shaqiri ka kontratë edhe dy vite me Liverpool dhe vlera e tij shihet nga 15 deri në 20 milionë euro.