AKTUALITET, 30 Prill 2020, 23:31

Deputetit ballist i ngel hatri me Metën: Të gjithë shqiptarët u solidarizuan me mua, Presidenti fare!

Deputetit ballist i ngel hatri me Metën: Të gjithë

Deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi, i cili u shërua nga koronavirusi, ka shprehur indinjatën e tij, që Presidenti Ilir Meta, nuk e ka telefonuar gjatë sëmundjes. Duke folur për emisionin "Repolitix" në Report Tv, deputeti thotë se të gjithë shqiptarët janë solidarizuar me të, përveç Ilir Metës.

Me siguri, Presidenti Meta ka harruar, që Alimadhi ka qenë me koronavirus,  sepse ai është një nga politikanët, që i kryen të gjitha këto lloj ritualesh dhe urimesh, me përpikmëri të pashembullt. Por, duhet thënë se edhe puna e zëdhënësit Tedi Blushi, duket se ka çaluar shumë në këtë rast.

“Të gjithë shqiptarët janë solidarizuar me mua dhe më kanë mbështetur në këtë kohë shumë të vështirë për jetën time. 

Presidenti solidarizohet për vdekje që ndodhën në botë apo me qenin në Kosovë dhe nuk tha asnjë fjalë solidare jo vetëm për mua, por për gjithë shqiptarët.

Po pse të ndarë duhet të jenë shqiptarët? Politika këtu te ne është hasmëri, more mandatin dhe je i ligë. 

Po si more zotëri kur të ndahem unë nga jeta do të japësh mesazh ngushëllimi ti? 

Duhet të solidarizohemi ne shqiptarët”,