TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka kallëzuar në Prokurori për “shpërdorim detyre”, tre efektivë në Drejtorinë e Policisë Sarandë.
SHÇBA ka referuar në Prokurori, materialet për S.B me gradën Komisar i cili mban detyrën e Shefit të Seksionit të Policimit në komunitet në Sarandë, R.I me gradë n/komisar i cili mban detyrën e specialisti ndaj Dhunës në familje dhe të miturit në Sarandë, dhe inspektorin B.N.
Pas publikimit në media të rastit të abuzimit me të miturën 17-vjeçare, SHCBA me sa duket ka zhvilluar hetimet për punonjësit e policisë Sarandë, duke i konkluduar me kallëzimin në prokurori për “Shpërdorim Detyre” të tre policëve të Sarandës.
Njoftimi i SHCBA:
“Sarandë – SHÇBA referoi materialet në Prokurori për tre punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për “Shpërdorim detyre”
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në TV të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të policisë:
– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Duke falënderuar median për denoncimin e rasteve, inkurajojmë edhe qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit shpërdorojnë detyrën duke telefonuar falas në 0800 90 90″.