AKTUALITET, 30 Prill 2020, 21:52

Do të kryeja 1500 testime në ditë/ Basha tregon planin e hapjes nëse do të ishte kryeministër

Do të kryeja 1500 testime në ditë/ Basha tregon planin e hapjes

Kreu i PD, Lulzim Basha ka treguar në emisionin “Opinion” strategjinë e tij, për të hapur vendin pas izolimit nga pandemia COVID-19.

Basha theksoi se, rritja e testimeve është një nga pikat më të rëndësishme për të nisur procesin e hapjes.

Nëse do të ishe kryeministri i Shqipërisë, çfarë plani hapje do të kishit?

Do të nisja që ditën e nesërme, të paktën 1500 testime në ditë. Do të ndryshoje strategjinë e testimeve ku do të testoheshin qytetarët më të ekspozuar. Kjo do të na tregonte shifrat reale të infektuarve. E dyta, do të pajisja të gjithë sistemin shëndetësor me mjaftueshëm pajisje, duke filluar me testime.

Absolutisht, testet për imunitetin afatshkurtër dhe afatgjatë. Pajisjet mbrojtëse për mjekët dhe të gjithë personelin në sistemin shëndetësor. Nëse këto masa do të kishin nisur kur i kërkuam ne, sot një pjesë e bizneseve do të operonin pa rrisk.