TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjekja e njohur, Anika Dokle, ka reaguar pas lajmin se në UKT janë punësuar dy gazetare shqiptare.
Dokle thotë se rasti i Kazhanit, nuk është asgjë përpara asaj që ndodh në administratë, ku ka njerëz që marrin edhe pesë rroga.
"Kaz(h)ani është maja e ajsbergut.
Janë të shumtë në këtë vend ata që përveç pagës në ushtrim të funksioneve organike, kanë edhe të ardhura të tjera nga angazhime në struktura kolegjiale(borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera).
Ka nga ata që marrin edhe 5(më e pakta) rroga njëherësh, dhe ç'rroga!!
Janë këta që të shajnë me libër shtëpie e të linçojnë portaleve dhe platformave sociale, kur u cënon interesat personale me statuse në mbrojtje të interesave të publikut."
Gazetarja Mira Kazhani, e cila drejton një portal, ushtron edhe një profesion tjetër. Ajo është e punësuar në UKT, si këshilltare ekonomike, me një pagë prej 83 mijë lekë.
Të dyja punët e zonjës Kazhani edhe psa pa ndonjë lidhje me njëra tjetrën, nga pikëpamja profesionale, me sa duket i bashkon dashuria e madhe për kryeqyetetin.
Pra, nga njëra anë, Kazhani e mban të informuar popullin se çfarë ndodh në Tiranë, nëpërmjet portalit “Tirana Post” dhe nga ana tjetër, këshillon UKT-në, për punët e ekonomisë.