AKTUALITET, 30 Prill 2020, 20:18

Biznesi fason në protestë: Nga 400 punonjës vetëm 30 kanë marrë pagën e luftës. Ish-deputetja: Turp!

Biznesi fason në protestë: Nga 400 punonjës vetëm 30

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapja, ka publikuar videon e protestës së punonjësve të të një biznesi fason ku nga 400 të tillë, vetëm 30 kanë marrë pagën e luftës.

‘Sot protestojnë punonjësit e një biznesi fason në Vlorë! Dëgjoni deklaratat e tyre! Nga rreth 400 punonjës... vetëm 30 prej tyre kanë përfituar ndihmën nga shteti! Turp! Një shtet që gënjen dhe varfëron çdo ditë e më tepër qytetarët e tij, vetëm një shtet hajdut e i pamoralshëm mund të quhet!