AKTUALITET, 2 Korrik 2018, 22:59

Deputeti Stërkaj del nga spitali, merr çmim nga Donald Trump

Deputeti socialist Paulin Stërkaj është nderuar me një çmim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me motivacion për arritjet në jetë.

Ai është firmosur nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump, për kontributin e veçantë për personat në nevojë. Mësohet se çmimin deputeti Stërkaj e ka marrë në banesën e tij, nga ana e një senatori a

merikan.

Disa ditë më parë, deputeti i PS u shtrua me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi pësoi ishemi cerebrale, por për fat të mirë, Stërkaj e ka lënë spitalin.