AKTUALITET, 2 Korrik 2018, 22:42

Gazetarja: Shkëlzen Qordja u kontaktua nga i ati mëngjesin e së shtunës

Gazetarja: Shkëlzen Qordja u kontaktua nga i ati mëngjesin e së

Vdekja e shoferit të Ministrit Fatmir Xhaja, 31-vjeçarit Shkëlzen Qordja ka krijuar një pikëpyetje të madhe mediatike lidhur me vetëvrasjen e tij.

Ndërkohë që akoma diskutohet në media ekspertiza e dalë nga mjekët ligjorë të nisur në Prokurori emisioni ‘Opinion’ i ka kushtuar sot vëmendje zgjidhjes së pikëpyetjeve të ngjarjes më të bujshme deri sot për nga aktet e vetëvrasjes.

Në komentin e saj gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala sqaroi se:

Ndryshe nga sa deklaroi Tani, nga hetimet që ka bërë Prokuroria e Tiranës nga hetimet e dy rojeve që qëndrojnë në hyrje të Gardës besohet se Qordja ka hyrë në orët e para të mëngjesit. Kamerat nuk janë hapur akoma, dhe Qordja ka hyrë me automjetin e tij privat por kjo mbetet të verifikohet 100 përqind. Nga kjo makinë edhe gëzhoja edhe predhat kanë ngelur brenda në automjet. Akti i vetëvrasjes ose vrasjes ka ndodhur shumë më përpara se kur është njoftuar.

Nuk e di nëse është etike për t’u përmendur pozicioni i prekjes së plumbit por ka qenë drejt kokës në formën vertikale.

Babai në mëngjes ka tentuar që të të kontaktojë Qordjen, dhe kur është marrë telefoni celular i viktimës janë parë një sërë thirrjesh që personi nuk është përgjigjur. Makina nuk dihet nëse ka qenë e blinduar, ndërsa sot në orën 15:55 ka mbërritur dosja në Prokurorinë e Tiranës për të vijuar me grupin e hetimit nëse ka patur faktorë të jashtëma, apo  nuk ka patur ndikues të cilët mund të kenë sjellë ose jo aktin e vetëvrasjes.

Pyetjet e mia janë lidhur me kohën që është konstatuar nga moment që viktima ka kryer aktin deri në momentin që është kthyer nga aktiviteti i Ambasadës Amerikane.