TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Quhet Nertil Qato. Është një emigrant shqiptar në Pesaro të Italisë. Emri i tij u bë i famshëm pasi pak ditë më parë, më 28 korrik, ai u bë shpëtimtar për një nënë dhe vajzën e saj 14-vjeçare kur shtëpia e tyre u përfshi nga flakët.
“Dëgjova një shpërthim dhe dola jashtë. Pashë banesën që ishte shembur pjesërisht, flakë dhe tym të zi. Dëgjova një thirrje për ndihmë dhe nxitova. Vendosa shkallën dhe u ngjita në katin e dytë. Aty nuk dukej gjë për shkak të tymit të zi. Por dëgjova zërin e një vajze, e mora në krahë dhe e zbrita poshtë. Më pas edhe nënën e saj” – ka treguar i riu shqiptar.
Ai është pritur edhe nga kryetari i bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin i cili i ka dorëzuar një çmim special shqiptarit dhe i ka premtuar përshpejtim të procedurave për t’u pajisur me leje qëndrimi, madje duke i hapur edhe rrugën për të marrë shtetësinë italiane.
“Nertili ndodhet këtu prej 6 vitesh. Është njeri punëtor dhe ende nuk ka nënshtetësinë sepse ligjet parashikojnë se duhet të ketë të paktën 10 vite leje qëndrimi. Më kujtohet veprimi i presidenti francez që vendoi t’i japë shtetësinë një qytetari nga Mali, pasi shpëtoi një fëmijë. Do doja dhe unë të bëja diçka të ngjashme”- ka thënë kreu i bashkisë.
Nga shpërthimi gazit humbi jetën një grua tjetër. Sipas medieve italiane Nertili kishte mbërritur në Itali pas një periudhe në Greqi. në Itali u bashkua me motrën dhe kushërinj të tij. Nisi punë në ndërtim, por 16 muaj më parë ngeli pa punë.